Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën”, ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës, të cilët i njoftoi për qasjen e re që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministria që ajo udhëheqë ka ndaj mërgatës dhe diasporës.
“Prioritet do të kemi ndër të tjera përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në konsullatat dhe ambasadat tona, institucionalizimin e kontakteve me partnerët tanë ndërkombëtarë në shërbim të nevojave të mërgatës sonë, hartimin dhe implementimin e strategjive në fushat e diplomacisë ekonomike dhe kulturore në shërbim të promovimit të potencialit ekonomik, turistik, kulturor dhe sportiv të vendit, transferin e dijes nga mërgata në Kosovë përmes identifikimit të potencialit dhe përfshirjes së mërgatës në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore”, ka thënë Gërvalla.
Nga MPJD po ashtu bëjnë të ditur se gjatë takimit është vënë në pah në mënyrë të veçantë nevoja për përmirësimin dhe institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, duke e vënë theksin tek koordinimi më i mirë dhe përmirësimi i cilësisë së materialeve mësimore.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…