Gëzim i madh për luftëtarin e UÇK-së, i cili la gjymtyrët!

Luftëtari i Betejës së Koshares, Shpëtim Agusholli, kishte një ditë të veçantë sot.

Agusholli, i cili la gjymtyrët në luftën për çlirim, ka bërë të ditur se është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, shkruan Indeksonline

“Ndjenjë e veçant sikur për çdo Shqiptar që jeton anëkënd Atdheut. Nga sot jam shtetas Shqiptar edhe me dokumentacion. Faleminderit për këtë nderë Kom.Ramush Haradinaj e President Ilir Meta, faleminderit Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.