POLITIKE

Gëzim Kelmendi sulmon Albin Kurtin: Tani nuk ke kohë për demagogji, shpifje dhe linçime

Kryetari i partisë Fjala që nuk ka arritur ta kalojë pragun në zgjedhjet e fundit, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

Kelmendi përmes Facebook ka thënë se Albin Kurtit dhe partisë së tij i mungon plani për zhvillimin ekonomik dhe se ai duhet të punojë për qytetarët e Kosovës e jo të zhvillojë vizita patrotike në Shqipëri.

“Vizita juaj në Shqipëri ku ti i shkon në përqafim Kryeministrit Rama, dhe e sulmon menjeherë pasi ia kthen shpinën, na kujton kohën e “bllokut VLAN” në vitin 2014. Në atë vit sa ke qenë pjesë e “bllokut VLAN” i ke dhënë mbështetje Ramush Haradinajt për kryeministër.Por kur i preferuari yt Isa Mustafa iu prishi juve planet duke u bërë kryeministër, ti shpërtheve në akuza edhe ndaj Isës edhe ndaj Ramushit. Albin, “mos bën hop pa e kaluar gardhin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Albin, “mos bën hop pa e kaluar gardhin”!

I nderuar Albin Kurti, jam i bindur që ti e din që të presin sfida të shumta.
Ke dhënë shumë premtime si: çkapja e shtetit, konfiskimi i pasurisë së paligjshme, hajnat në burg dhe shumë premtime tjera më shumë populliste se sa realiste.
Tani po pret me padurim lidhjen e koalicionit me kryetarin e LDK-së që e ke akuzuar për vrasjen e Astrit Deharit pasi në atë kohë ai ishte kryeministër.
Aktualisht Kosova është peng i premtimeve tua.
Qytetarët ta kanë besuar të ardhmen e tyre.

Vizita juaj në Shqipëri ku ti i shkon në përqafim Kryeministrit Rama, dhe e sulmon menjeherë pasi ia kthen shpinën, na kujton kohën e “bllokut VLAN” në vitin 2014.
Në atë vit sa ke qenë pjesë e “bllokut VLAN” i ke dhënë mbështetje Ramush Haradinajt për kryeministër.
Por kur i preferuari yt Isa Mustafa iu prishi juve planet duke u bërë kryeministër, ti shpërtheve në akuza edhe ndaj Isës edhe ndaj Ramushit.

Por mos harro, tani nuk ka kohë për demagogji, shpifje dhe linçime.
Tani të pret detyrë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore.
Je kryeministër në ardhje.
Ulu, puno dhe zhvilloje strategjinë për realizimin e premtimeve tua.
Të gjithë ne e dijmë që ty dhe lëvizjes që ti udhëheq VV-së i mungon plani zhvillimor ekonomik.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë që ti të punosh për mirëqenien e tyre ekonomike dhe sociale, e jo që ti të zhvillosh vizita ” patriotike” ende pa u zgjedhur kryeministër.

Albin, “mos bën hop pa e kaluar gardhin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago