Gëzim Kelmendi, kryetari i partisë FJALA më rrënjë turko-islamike, e ka përjetuar rëndë disfatën e dytë në zgjedhje ku partia e tij prap nuk arriti të kalon pragun zgjedhor. Dhe për këtë ka fajësuar direkt Albin Kurtin, duke e akuzuar së partia e tij ia mori ‘vëllezërit mysliman’.
Ai në një shkrim në Facebook ka zhprazur gjithë mllefin kundër Albin Kurtit, duke e quajtur nacionalist dhe njeri anti islam, Madje ai thotë se ishte Albin Kurti, që kishte votuar kundër ezanit në Kuvendin e Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje në fillet e saj e ka proklamuar vetën si lëvizje nacionaliste. Lëvizjet nacionaliste gjithmonë dhe çdokund në botë janë lëvizje që kundërshtojnë ligjin hyjnor të ZOTIT. Arsyetimi i vëllezërve të mi ishte se arsyeja pse kanë zgjedhur VV-në e jo neve, është se prioritet i tyre ishte largimi i PDK-së nga pushteti”, thotë Gëzim Kelmendi.
Ai thotë gjithë ashtu së Lëvizja Vetëvendosje, ishte kundër futjes së shamisë në shkolla:
“Për hirë të informimit të drejtë, në vitin 2011 kur janë votuar amendamentet për futjen e edukatës fetare në shkolla, deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin kanë lëshuar seancën dhe kanë dalë nga salla e kuvendit. Ndërsa me 2014 të gjithë deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin votojnë ligjin për zhurma që kufizon ezanin”.
Ai e krahason vetën me sulltanin e Perandorisë Osmane, Sulltan Abdylhamidi i II-të, duke harruar se ky sulltan ishte një anti shqiptar i madh.
“Rasti i rrëzimit të Sulltan Abdylhamidit të II-të nga populli i tij, konkretisht nga lëvizja nacionaliste xhon turke “Turqit e Rinj”. Ngase unë në asnjë aspekt nuk mund ti afrohem Sulltan Abdylhamidit II. Ai ishte shumë më i mirë se unë në të gjitha aspektet.Sulltan Abdylhamidi i II-të ishte një burrë i madh, i drejtë dhe i pushtetshëm për të cilin kishte respekt lindja dhe përëndimi”.
Ai në fund thotë së nuk do të dorëzohet, dhe se është i frymëzuar nga Kur’ani madhështor.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…