POLITIKE

Gëzimi në panik! I drejtohet Albinit: S’mund t’i ndalosh mjekët të punojnë në privat apo në shtet!

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Albin Kurtit lidhur me mjekët kosovarë të cilët, sipas tij, duhet të zgjedhin të punojnë privat ose në shtet.

Sipas tij, Kurti nuk ka fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.

“…i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputetë, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë”, ka thënë ai.

Postim i plotë:

Albin, ndali manipulimet, nuk je opozitar, je kryeministër në ardhje!

I nderuari kryeministër në ardhje Albin Kurti, deklarimi i juaj lidhur me ndalesën e mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat është manipulimi i juaj i radhës.

Pse?

Në mandatin 2010-2014 kur edhe unë edhe ti kemi qenë deputet, një vendim të tillë e ka realizuar ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani.

Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.

Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.

Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.

Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.

Unë përsonalisht jam viktimë e politikëbërjes së keqe dhe të korruptuar.

Unë jam Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe ende jam i pa punë. Para rreth 3 viteve kam përfunduar specializimin dhe ende jam i pa punë.

Por si qytetarë i Kosovës nuk dua që të jem edhe viktimë e manipulimeve politike nga ju si kryeministër potencial.

Ju lutem mos manipuloni, mos e mashtroni popullin.

Lërini manipulimet dhe deklarimet populliste, nuk jeni opozitar, jeni kryeministër në ardhje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago