Një raketë e hedhur nga qielli, mbi ndërtesat e kryeqytetit Kiev, në të cilën hskruhej “Gëzuar”, ishte kjo dhurata e Rusisë për Ukrainën në ndërrimin e viteve.
Sirenat u dëgjuan për më shumë se katër orë në Kiev, teksa qyteti u sulmua në orët e vona të 31 dhjetorit dhe në orët e para të 1 janarit.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë shkatërruar 45 dronë kamikazë, të prodhimit iranianë që u përdorën në sulme, përfshirë edhe 32 dronë që sulmuan pas mesnatës.
Sulmet vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, sinjalizoi se Kremlini do të vazhdojë luftën e tij, që fillimisht ishte menduar se do të ishte një operacion afatshkurtër ushtarak, por që tani ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë. Duke folur nga një bazë ushtarake ruse, Putin pretendoi se “e drejta morale dhe historike” është në anën e Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale pasi sulmet nisën më 31 dhjetor. Ai kritikoi Putinin për vazhdimin e sulmeve ndaj Ukrainës gjatë sezonit të festave, duke shtuar se historia nuk do ta trajtojë me mirësi presidentin rus.
“Ka disa valë të sulmeve me raketa në natën e Vitit të Ri. Raketa që po shënjestrojnë njerëzit… Askush nuk botë nuk do të ta falë këtë. Ukraina nuk do të harrojë”, tha ai.