LAJME

Njeriu i parë që humbi një pasuri prej 200 miliardë dollarësh

Elon Musk, në janar 2021, u bë vetëm personi i dytë në botë, pasuria personale e të cilit i kaloi 200 miliardë dollarët (i pari ishte Jeff Bezos).

Por, disa muaj më vonë – dhe konkretisht në dhjetor 2022 – ai u bë i pari (dhe i vetmi deri më sot) që arrin të humbasë të paktën 200 miliardë dollarë.

Manjati 51-vjeçar, në veçanti, pa pasurinë e tij të tkurret në vetëm 137 miliardë dollarë të premten, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhduan trajektoren e tyre në rënie, duke u zhytur gati 70% gjatë 12 muajve të fundit.

Që nga nëntori 2021, llogaria bankare e Elon Musk përmbante 340 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se në vetëm 13 muaj ai humbi 203 miliardë dollarë në asete. Një shumë e paimagjinueshme parash, e cila i humbi titullin e njeriut më të pasur në botë (tashmë është Bernard Arnault i LVMH).

Në çdo rast, “hashura” e madhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me aksionet e Tesla-s, e cila pësoi një tronditje të madhe në vitin 2022, me kapitalizimin e saj të tregut që u tkur me të paktën 600 miliardë dollarë.

Duhet të theksohet se pjesa tjetër e gjigantëve të teknologjisë, si Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet, shënuan humbje të një shkalle të ngjashme, e cila i atribuohet politikës së shtrënguar monetare dhe frikës për një recesion të ardhshëm.

Kompanitë e teknologjisë, në fund të fundit, shihen si më të cenueshmet ndaj perspektivës së një tkurrjeje të PBB-së, pasi vlera e tyre aktuale e tregut të aksioneve bazohet kryesisht në perspektivat e fitimeve të ardhshme.

Sa i përket Tesla-s, përveç frikës nga rënia e të ardhurave, ajo duhet të menaxhojë edhe konkurrencën në rritje, pasi gjithnjë e më shumë kompani depërtojnë në fushën e lëvizshmërisë elektrike, duke fituar pjesë të konsiderueshme të tregut.

Ndërkohë që duhet të “komandojë” të gjitha këto sfida, Musk bëri një lëvizje të pakuptueshme – për shumë njerëz, duke blerë në tetor 100% të Twitter-it për 44 miliardë dollarë. Madje ai e vuri veten në krye të kompanisë, duke vendosur të mbante “dy kunguj në të njëjtën sqetull”.

Miliarderi amerikan, për të financuar blerjen në fjalë, shkoi në një breshëri shitjesh të aksioneve të Tesla-s, në të cilën tani kontrollon 13.4% (ai zotëron edhe 42.2% të SpaceX), gjë që padyshim tronditi tregjet dhe intensifikoi likuidimet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago