LAJME

Gjakovë: Mbajti me forcë gruan dhe mikun, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet një armë

Stacioni Policor në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka reaguar ndaj një rasti të raportuar të mbajtjes me forcë të dy viktimave dhe kanosjes me armë zjarri, duke arrestuar të dyshuarin, një mashkull i moshës madhore.

Siç njofton policia, rasti është raportuar të mërkurën (26 shkurt) rreth orës 19:25, kur një qytetar ka informuar policinë se ai dhe motra e tij kishin qenë të mbajtur nën kërcënimin e armës, në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë.

“Qytetari kishte arritur të ikte, ndërsa motra e tij kishte mbetur brenda, e mbajtur nga i dyshuari, i cili është bashkëshorti i viktimës”, tha Policia në raport.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia thotë se njësitet e veta, përfshirë njësinë e hetimeve dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të treguar, është arritur që i dyshuari të arrestohet. Gjatë ndërhyrjes, dhe kontrollit të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe 54 copë fishekë. Në vend-ngjarje po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike. Ndërkohë, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara”, njoftoi PK-ja.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë ligjore, përderisa i njëjti është ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago