LAJME

Gjakovë: Shefi i shkon te shtëpia punëtorit që ia la punën pa paralajmërim, e rrah dhe e kërcënon me armë

Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje. Pagat, borxhet e largimi nga puna janë vetëm disa nga arsyet e konflikteve të tilla. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Rogovë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë bërë me dije se këtë herë në rast janë të përfshirë dy persona, një 43-vjeçar dhe ish-punëtori i tij, të cilin po e akuzon se ka vendosur të largohet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.

Sinjali mëson se sherri mes tyre dyshohet se plasi gjatë ditës së djeshme, kur viktima kërkoi ndihmën e Policisë dhe raportoi se është sulmuar dhe kërcënuar me armë zjarri nga ish-shefi.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari ia ka zënë pritën viktimës te shtëpia e tij dhe aty dyshohet se i ka kërkuar llogari pse ka vendosur që ta lë punën, e madje e ka akuzuar edhe për një borxh.

Për të mos mbaruar me kaq, viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka goditur dhe e ka kanosur me armë, duke i shkaktuar kështu shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Kanosje”, “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago