FOTO&VIDEO

Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra.

Sportistja shqiptare arriti të bëjë për vete tre medalje të arta dhe vendosi gjashtë rekorde europiane gjatë konkurrimit të saj.

Në eventin që po zhvillohet në Madrid, Carja ngriti lart 91 kg që në provën e parë, në të dytin e shtoi peshën dhe me dy kg të tjerë, duke e çuar në 93 kg.

Të dyja provat e para Carja i kaloi me sukses, ndërsa në tentativën e tretë, në garë me veten dhe me medaljen e artë të siguruar, ajo provoi 95 kg, por pa sukses.

Edhe në stilin e shtytjes, shqiptarja ngrit që në provën e parë 109 kg. Edhe në të dytën 17-vjeçarja arriti ta përmirësojë paraqitjen me 111 kg të ngritura, duke siguruar në total tre medaljet e arta në kategorinë e saj si dhe tre rekorde europiane: në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, me 204 kg në total.

Enkileda Carja u ngjit në podium tre herë radhazi dhe valviti mes kampionëve flamurin shqiptar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago