BOTA

Gjashtë ushtarë izraelitë u vranë pasi automjeti i blinduar u godit nga një shpërthim në Gaza

Gjashtë ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në pjesën jugore të Rripit të Gazës dje, pasi automjeti i blinduar në të cilin udhëtonin u godit nga një pajisje shpërthyese.

Gjashtë nga ushtarët e vrarë janë identifikuar si:

Lejt. Matan Shai Yashinovski, 21 vjeç, nga Kfar Yona.

Nënoficer Ronel Ben-Moshe, 20 vjeç, nga Rehovot.

Nënoficer Niv Radia, 20 vjeç, nga Elyakhin.

Ushtar Ronen Shapiro, 19 vjeç, nga Mazkeret Batya.

Ushtar Shahar Manoav, 21 vjeç, nga Ashkelon.

Ushtar Maayan Baruch Pearlstein, 20 vjeç, nga Eshhar.

Emri i ushtarit të shtatë pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.

Të gjithë ata shërbyen me batalionin e 605-të të inxhinierisë luftarake.

Sipas një hetimi fillestar të IDF, një operativ i terrorit palestinez vendosi një bombë në automjetin e blinduar të tipit Puma, në të cilin ndodheshin ushtarët, ndërsa ata ishin duke udhëtuar në Khan Younis, raporton the times of israel.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr në automjetin e blinduar dhe përpjekjet për ta shuar atë dështuan. Të gjithë ushtarët brenda automjetit humbën jetën në zjarr. Rrënojat e automjetit të djegur u tërhoqën më vonë nga Gaza.

Në një incident tjetër në zonën e Khan Younis, dy ushtarë të batalionit 605 u plagosën nga zjarri i një granate raketore (RPG), njëri prej tyre në gjendje të rëndë dhe tjetri më lehtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago