LAJME

Gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga Eurovisioni, vetëm 25 minuta para finales – përfshirë edhe Zvicrën

Eurovisioni këtë vit u mbajt me plot dinamika e drama, sidomos edhe pas skualifikimit të Holandës në finale për çështje të brendshme brenda stafit të festivalit.

Tani, pas më shumë se dy javësh, është raportuar nga medie të shumta për një situatë që pothuajse u doli nga kontrolli EBU-s që organizon festivalin, shkruan NME.

Sipas gazetës norvegjeze VG, gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga gara deri në 25 minuta para fillimit të finales së madhe, në mesin e tyre edhe Zvicra që fitoi Eurovisionin.

Vendet e tjera që po ashtu kërcënuan ta lënë garën ishin Irlanda, Portugalia, Norvegjia, Greqia si dhe Mbretëria e Bashkuar. Greqia mohoi se kishte kërcënuar të tërhiqej.

Nëse do të tërhiqeshin të gjitha këto shtete, finalja do të mbahej me 19 vende, derisa producentëve do t’ju duhej të mbushnin 20 minuta të organizimit.

Arsyet për këtë mbeten të paqarta dhe nuk ka pasur sqarim të qartë, megjithatë flitet se ka të bëjë diçka me pjesëmarrjen dhe sjelljen e stafit të ekipit përfaqësues të Izraelit.

Njëri prej avokuesve më të zëshëm për t’u tërhequr nga eventi ishte Magnus Bormark, një anëtar i grupit norvegjez Gate.

“Ne kemi menduar të tërhiqemi deri në momentin e fundit. Shumë prej nesh reaguan ndaj faktit që Izraeli pati mundësinë të përdorte Eurovizionin si mjetin e tij politik”, shpjegoi kitaristi.

Foto: Përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan / NME

“Pika jonë e përbashkët ishte se ne nuk donim të merrnim pjesë në Eurovision për t’u përdorur dhe stigmatizuar në një makinë propagande lufte në Izrael. Ne morëm pjesë për të krijuar një hapësirë ​​ku mund të bashkohemi në muzikë – në një situatë politike ku të gjithë zgjedhin anët dhe urrejnë njëri-tjetrin”.

Mbetet e paqartë se çfarë u negociua në fund dhe pse gjashtë vendet pranuan të merrnin pjesë në finalen e madhe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago