Policia e Kosovës dje ka hasur në 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave “Bitcoin”.
Për 55 prej tyre nuk është prezantuar dokumentacion i nevojshëm, të cilat më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës,
“Prishtinë (NN) 14.05.2022 – 11:00. Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.