Reshjet e dendura kanë shkaktuar një tragjedi në një ishull grek, ku të paktën 5 persona kanë humbur jetën.
Bëhet fjalë për ishullin e Evias, në pjesën lindore të vendit, ku shirat kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Ndërkohë që disa persona ende mungojnë, në bilancin e viktimave gjendet edhe një foshnje 8-muajshe, pasi shtëpia në katin a parë u përmbyt tërësisht nga uji.
Dhjetëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre, veçanërisht në lokalitetin Politika, dhe operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim, edhe pse moti gjatë ditës së sotme ka pësuar një përmirësim të dukshëm.
Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar dhembjen e tij për humbjet dhe se do të vizitojë të hënën ishullin, i dyti më i madh pas Kretës.
Autoritetet ndërkohë flasin për një event tejet të fuqishëm dhe të paparashikueshëm në atë zonë, diçka që sipas kreut të Emergjencave Civile Nikos Hardalias “nuk kishim përjetuar asnjëherë më parë”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…