KRYESORE

Gjendet ujë në pluhurin e asteroideve, studiuesit bëjnë zbulimin befasues mbi jetën në Tokë

Një zbulim i fundit i bërë nga disa studiues të Universitetit Tohoku hedh dritë mbi jetën në Tokë. Sipas zbulimit, jeta në Tokë mund të jetë “mbjellë” nga hapësira e jashtme, kjo pasi pikat e pluhurit që një sondë hapësinore japoneze mori nga një asteroid rreth 186 milionë milje (300 metra) nga Toka, kanë zbuluar një komponent befasues: një pikë uji.

Gjetjet janë në hulumtimin e fundit që do të publikohet nga analiza e 5.4 gram gurësh dhe pluhuri që sonda Hayabusa-2 mblodhi nga asteroidi Ryugu. “Kjo pikë uji ka kuptim të madh. Shumë studiues besojnë se uji është sjellë [nga hapësira e jashtme], por ne në fakt zbuluam ujë në Ryugu, një asteroid afër Tokës, për herë të pare”, tha shkencëtari kryesor, Tomoki Nakamura nga Universiteti Tohoku, përpara publikimit të hulumtimit në revistën Science.

Hayabusa-2 u nis në vitin 2014 në misionin e saj në Ryugu dhe u kthye në orbitën e Tokës dy vjet më parë për të hedhur një kapsulë që përmbante kampionin.

Ngarkesa e çmuar tashmë ka dhënë disa njohuri, duke përfshirë materialin organik që tregoi se disa nga blloqet ndërtuese të jetës në Tokë, aminoacidet, mund të jenë formuar në hapësirë.

“Zbulimi i fundit i ekipit ishte një pikë lëngu në kampionin Ryugu “i cili ishte ujë i gazuar që përmbante kripë dhe lëndë organike. Kjo forcon teorinë se asteroidët si Ryugu, ose asteroidi i tij më i madh mëmë, mund të kenë “siguruar ujë, i cili përmban kripë dhe lëndë organike” në përplasjet me Tokën. Ne kemi zbuluar prova që kjo mund të ketë qenë e lidhur drejtpërdrejt, për shembull, me origjinën e oqeaneve ose të lëndës organike në Tokë”, tha Nakamura.

Ekipi i Nakamura, i cili përbëhet nga rreth 150 studiues – duke përfshirë 30 nga SHBA, Britania, Franca, Italia dhe Kina – është një nga ekipet më të mëdha që analizojnë kampionin nga Ryugu. Mostra është ndarë midis ekipeve të ndryshme shkencore për të maksimizuar mundësinë e zbulimeve të reja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago