Erjon Xhenje ishte vetëm 19 vjeç. Një student i shkëlqyer fizioterapie, jeta e të cilit u ndal mbrëmjen e 18 Shtatorit.
Ai po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër, kur u qëllua për vdekje. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë, sipas policisë është Bajram Çekorja… Motivi? Me gjasë hakmarrja. Ashtu siç raporton edhe gazetarja Emi Kalaja, dyshimet janë se Erjon Xhenje ishte objektivi më i arritshëm për hakmarrjen që Bajram Çekorja duket se po kërkonte për vrasjen e të atit të tij.
Një ditë më parë, 24-vjeçari u shpall sërish në kërkim nga policia e Shkodrës, tashmë për vrasjen e të riut 19-vjeçar. Emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 Gushtit.
Vetëm 2 ditë më pas, policia tha se autor i dyshuar ishte Bajram Çekorja dhe Tornado Fusha, e shkak ishte një konflikt që palët kishin pasur 2 vite më herët.
Më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime.
Por 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.
E ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, dyshimet janë se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut Erjon Xhenje. Ky besohet të jetë dhe motivi përse djali i Ismet Çekores, pikërisht 24-vjeçari Bajram Çekorja të jetë hakmarrë duke i marrë jetën të riut 19-vjeçar.
Momentalisht nuk është ende e qartë sesi arriti policia e Shkodrës të identifikonte pikërisht 24-vjeçarin Çekorja si autor i vrasjes së 19-vjeçarit, megjithatë, siç edhe gazetarja Kalaja sjell në vëmendje, autoritetet që prej fillimisht shpresonin tek gjurmët e gishtërinjve të gjetura në armën e krimit që autorët e braktisën në lagjen Guerrile. Po ashtu, edhe kamerat e sigurisë duket se kanë mundur të ndihmojnë autoritetet për të krijuar një identikit të autorit.
Në vrasjen e Erjon Xhenjes të përfshirë ishin dy persona. Por teksa policia zyrtarisht identifikoi Bajram Çekoren si një prej tyre, identiteti i personit të dytë nuk dihet ende.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…