Rrahim Ademi, që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci, ka treguar pse nuk iu bashkua luftës së Kosovës.
Ademi ka listuar tri arsyet pse nuk ka pasur mundësi që të bëhet pjesë e luftës në Kosovë.
“Unë nuk isha i interesuar për komandë, le të jetë dikush tjetër. Unë isha i interesuar për punë, unë ua bëj planifikimin e luftës”, kështu tha mes tjerash, gjenerali i ushtrisë kroate me origjinë nga Kosova, Rrahim Ademi.
“E para: në atë kohë isha i paditur në Hagë. E dyta, sepse çdo largim i imi nga Kroaci do të më kishin futur në burg. E treta, pa marrë parasyshm, kemi pas një mbledhje në Split, para fillimit të luftës, ka qenë Bedri Selmani, Naim Shala, ka qenë dy shqiptarë prej Bosnjës, kanë qenë prej UCK-së, ka qenë Ton Berisha dhe në atë mbledhje mirë iu kam thënë: Unë sjam i interesuar për komandë, le të jetë komandant dikush prej Kosovës, të bëhet Sylejman Selimi, unë jam i interesuar për punë, unë po ua bëj planifikimin e shlirimjit të Kosovës dhe të gjitha operacioneve. Unë vendlindjen vatanin e du me zemër, e jo për interes e pare”, tha Ademi në rtk.
Ai po ashtu tha se pasi Agim Ceku u bë gjeneral, ai ka hequr dorë për t’u bërë pjesë e luftës së Kosovës.
“Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Cekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension, Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, cka me bo unë aty. Smundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tem që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurfarë rezultati”, tha Ademi.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…