KRYESORE

Gjenerali amerikan: Më shumë se 100,000 ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur!

Gjenerali i lartë amerikan llogaritë se rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe rreth 100 mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur apo janë lënduar në luftën në Ukrainë që ka filluar më 24 shkurt, raporton BBC.

Gjenerali Mark Miley po ashtu ka thënë se edhe afro 40 mijë civilë janë vrarë në luftë.

Këto shifra janë më të lartat që i ka ofruar ndonjëherë një zyrtar perëndimor.

Miley ka thënë se shenjat që Kievi dëshiron të rifutet në bisedime me Moskën ofron një “dritare” për negociata.

Në ditët e fundit, Ukraina ka sinjalizuar gatishmërinë për të mbajtur diskutime me Moskën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hequr dorë nga kërkesa që kishte për të rifilluar negociatat. Më herët kishte thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të largohet para se të rifillojnë negociatat.

“Kemi afro 100 mijë ushtarë rusë të vrarë apo të plagosur. Shifra e ngjashme është edhe nga radhët e Ukrainës”, tha Miley.

Rusia në shtator kishte pretenduar se 5937 ushtarë rusë janë vrarë në luftë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

14 orë ago