KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse aleatët nuk ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ai gjithashtu kërcënoi se mund të shtyjë një takim të planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping, në komente të publikuara nga Financial Times.

Sipas presidentit, vendet që përfitojnë nga nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është bllokuar nga Irani, duhet të ndihmojnë. Të shtunën, kreu i Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje shteteve si Kina, Franca, Japonia, Britania dhe Koreja e Jugut të dërgojnë anije në zonë për të mundësuar lundrimin e sigurt.

Ndërkohë, nga avioni presidencial Air Force One, mbrëmjen e së dielës, Trump tha se po fliste me rreth shtatë vende për krijimin e një koalicioni që do të patrullonte ngushticën, dhe shtoi se do t’i mbante mend ata që nuk ndihmojnë.

“Unë kërkoj që këto vende të vijnë dhe të mbrojnë territorin e tyre, sepse është vendi nga i cili ata marrin energjinë e tyre. Ata duhet të vinin dhe të na ndihmonin të mbroheshim. Mund të argumentohet se ndoshta ne nuk duhet të jemi fare atje, sepse nuk kemi nevojë për të; kemi shumë naftë. Ne jemi prodhuesi numër një në botë”, tha ai.

Megjithatë, thirrja e presidentit Trump duket se po bie në vesh të shurdhër. Japonia dhe Australia thanë të hënën se nuk planifikonin të dërgonin anije në Lindjen e Mesme për të shoqëruar anijet në këtë itinerar kyç detar.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Trump se mund të shtyjë takimin me Xi Jinping, Kina reagoi duke thënë se diplomacia mes krerëve të shteteve luan një rol strategjik të pazëvendësueshëm. Një zëdhënës shtoi se Pekini u bën thirrje palëve të pezullojnë menjëherë operacionet ushtarake.

“Ne jemi të përkushtuar në promovimin e de-eskalimit”, ishte deklarata e tij.

Bombardime të forta u raportuan në Teheran edhe në fillim të kësaj jave, ndërsa vendet e Gjirit u shënjestruan nga raketa të tjera iraniane. Fluturimet u pezulluan përkohësisht në aeroportin e Dubait pasi një sulm me dron shkaktoi zjarr në një cisternë karburanti.

IDF ndërkohë tha se kishte nisur një operacion të kufizuar dhe të shënjestruar tokësor kundër bastioneve kyçe të Hezbollahut në Liban.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago