POLITIKE

Gjenerali Clark së shpejti në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka konfirmuar se gjenerali amerikan Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën shumë shpejt, por pa dhënë një afat të caktuar.

Mehaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se ka zhvilluar një bisedë përmes video-lidhjes me gjeneralin amerikan.

‘’Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK, të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti’’, njoftoi ministri.

Mehaj e konsideroi si nder dhe privilegj të madh bisedën me gjeneralin historik amerikan.

‘’Nder i madh dhe privilegj i veçantë të takohem me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark me të cilin biseduam si dy miq, përmes video-lidhjes, për rreth një orë. I thashë se ju jeni heroi i kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë. Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plot për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së’’, thuhet tutje në njoftim.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u votua rishikimi i buxhetit, ministri Mehaj ka kërkuar që të ndahen mjete edhe për blerjen e disa dronëve amerikanë.

“Përmes Ministrisë së Mbrojtjes, përmes analizës kemi nevoje për dronë për rritjen e inteligjencës e vëzhgim, Ministria ka bërë kërkesë për blerje të dronit, ne kemi pranuar letrën e ofertës kostoja për katër është 4.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro. Pagesa e shumës mund të bëhet në dy këste, në 50 përqind të shumës duhet të bëhet në nënshkrimin e kontratës, pjesa tjetër duhet të bëhet deri në mars të 2022. Andaj kërkojmë që 4.5 milionë euro, sepse 1 milionë euro mund t’i sigurojmë si ministri. Oferta nga SHBA-të të vlejë deri më 26 qershor”, ka thënë Mehaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago