POLITIKE

Gjenerali në pension Ante Gotovina: Jetojmë në kohë të çuditshme, lutemi për paqe por përgatitemi për luftë

Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç u betua për mandatin e tij të dytë pesëvjeçar.

Në inaugurimin në zyrën e Presidentit në Pantovçak morën pjesë rreth njëqind të ftuar, mes të cilëve katër nënkryetarë të Kuvendit, por askush nga Qeveria.

Një deklaratë për mediat pas inaugurimit ka dhënë edhe gjenerali në pension Ante Gotovina.

Për mungesën e anëtarëve të HDZ-së në inaugurim Gotovina tha se shteti përbëhet nga institucionet.

“Institucioni i presidentit, kryetari i parlamentit, parlamenti, kryeministri, qeveria është pushteti ekzekutiv. Ata fituan zgjedhjet dhe morën përgjegjësinë për të udhëhequr shtetin”.

Ai iu përgjigj pyetjes nëse ushtarët kroatë duhet të shkojnë në Ukrainë.

“Ka një sistem të sigurisë kombëtare dhe ata do të vendosin për këtë. Ushtria kroate është në dispozicion dhe bën punën e saj, ajo duhet të kryejë detyrat e saj dhe të zbatojë urdhrat.”

Ai theksoi se Kroacia po lutet për paqe, por në këtë paqe po përgatitet për luftë. “Nuk po e kërkojmë ne. Po jetojmë në kohë të çuditshme”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago