Yugoslav President Slobodan Milosevic (R) listens to NATO Supreme Allied Commander General Wesley Clark (L) during talks in Belgrade late January 19. General Clark held crisis talks with Milosevic on Tuesday but made no progress of softening its policy on Kosovo, diplomatic sources said. Clark said the visit to Belgrade to see Milosevic was not a failure and that the meeting accomplished what it set out to do. PEK/
Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Gjenerali amerikan Wesley Clark ka zhvilluar një intervistë të rrallë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Ai ka rrëfyer përballë Blendi Fevziut detaje nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë përgjatë luftës së Kosovës. Clark e përshkruan Sllobodan Millosheviçin “si një gangster, si një lider mafia”. Gjenerali tregoi për Blendi Fevziun se çfarë ka folur me Millosheviç kur e ka takuar atë.
Clark ka thënë se një ditë kur po shtypej memorandumi i marrëveshjes për të ndaluar sulmet serbe, Millosheviçi i ka shkuar me pije në dorë dhe duke u fryrë i ka thënë se e “dinë si të sillen me shqiptarët pasi e kanë bërë këtë gjë edhe në vitin 1946”. E kur gjenerali amerikan e ka pyetur se çfarë kanë bërë, Millosheviçi i është përgjigjur se i kanë vrarë të gjithë shqiptarët.
Blendi Fevziu: Diskutimi juaj me Millosheviçin të cilin e jepni në libër, është shumë i rëndësishëm për ne edhe pas luftës. Millosheviçi ju tha “Gjeneral, nëse ju na lini, ne do t’i vrasim të gjithë ata. I vramë në ’46-ën. Na u desh shumë kohë, por i vramë të gjithë.” Si shkoi ky diskutim?
Ëesley Clark: Ishte vizita e treta që bëra në Beograd, pasi NATO-ja nxori urdhrin e aktivizimit, “Activation Order”, Shtator, 1998. Në vizitën e parë, gjeneral Naumani i kërkoi Millosheviçit të tërhiqte forcat shtesë. Solana i tha po ashtu. Millosheviçi u mundua ta mohonte që ato forca ishin atje. Nuk u tërhoqën. Në vizitën e dytë, i udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë, shkova ta takoja Millosheviçin dhe i thashë se do ta bombardonim, nëse s’i tërhiqte ato forca. Tha, në rregull, fol me gjeneralët e mi. Kur flisnim me ta, thoshin se ka terroristë këtu, këtu e këtu dhe na tregonin me gisht hartën. U thosha se ishin thjesht njerëz që mundohen të mbrojnë familjet e tyre. Sa herë të vrisni, do të bëni më tepër armiq. Nuk mund të fitoni me këto taktika. Jo, nuk dëgjonin ata. Herën e tretë mora gjeneral Naumanin. Debatuam gjithë natën me Milosheviçin. Mëngjesin tjetër të së dielës, më në fund shtypin memorandumin e marrëveshjes. Doja të shkruanin që serbët do të tërhiqeshin dhe do të ndalonin sulmet. E shkruam marrëveshjen dhe pak para se ta firmosnim, u shfaq Millosheviçi. Me gotën në dorë, të dielën në mëngjes, ora 10:00. Po fryhej, gjithë ai. Më tha: Gjeneral Clark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë. “E keni bërë?”, i thashë. Po, tha, në 1946. Po si kështu? “I vramë. I vramë të gjithë”. Ma tha drejtpërdrejt, në fytyrë. I thashë që kjo është vërtet shumë e rëndë. Pastaj më sollën memorandumin. E pashë dhe i thashë: “Z. president, emri juaj nuk është fare këtu”. Tha se s’ishte e nevojshme. Do ta firmoste z. Shajnoviç. I thashë: jo, do ta firmosni ju. Mirë më tha dhe e firmosi. Kjo ishte më mira e mundshme që mund të bënim për diplomacinë në vjeshtën e 1998-ës. Disa javë më vonë erdhën trupat ushtarake ruse. Ata si duket i thanë të mos e vriste mendjen për NATO-n, se ata bombarduan në Afganistan dhe nuk funksionoi. Do të bëjmë çdo gjë që ta përçajmë koalicionin, NATO-n. Mendoj se Millosheviçit aty iu la një dorë e lirë për të nisur pastrimin etnik.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…