Eksperti ushtarak dhe i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja në një bisedë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ai thotë se, në në kohën e fundit kemi sulme të pandërprera apo të njëpasnjëshme ndaj Policisë sonë kufitare në veri të vendit, e cila në kohën e fundit ka arritur që të bëjë kontrollin e pikave kufitare konform rregullave dhe ligjeve të Kosovës.
Qehaja pyet se kush po i bënë këto sulme dhe për çfarë qëllimi?
“Aty-këtu ka mendime se këto janë forca të paidentifikura të cilave nuk iu dihet vendondodhja dhe prej nga veprojnë, por sipas mendimit tim, duke studiuar një kohë bukur të gjatë situatën e sigurisë në veri të Kosovës, dhe duke pasur përbazë gjithë atë çka ka ndodhur atje, mandej delaratatë e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, duke filluar prej presidentit Aleksandër Vuçiq, minsitrit të Mbrojtjes, atij të Punëve të Brendshme etj, si dhe kërcënimet që i kemi pasur para një muaji e gjysmë, apo dy me forca dhe demonstrime ushtarake përgjatë vijës kufitare, atëherë mua më çojnë në konkludim që atje, pra edhe këto sulme që sot kanë ndodhur nuk kanë mundur të bëhet pa dijen e Beogradit zyrtar”, thotë Qehaja.
Ai tregon se në kohën e fundit qëveria e Kosovës, është mjaft e zëshme në veri dhe ka filluar të luftojë korrupsionin, tregtinë e paligjshme dhe gjërat tjera të cilat atje ndodhen edhe pse sipas mendimit të tij, këto veprime të qeverisë janë të pamjatushme.
“Mandej mund të theksojmë, dhe duhet theksuar në të vërtëtë, që atje, në atë pjesë të territorit tonë të cilin nuk e kontrollojmë tërësisht, por pjesërisht ka ende struktura paralele të cilat veprojnë atje, duke menduar këtu në pjesëtarë të BIA-s serbe, pjesëtarë të policisë serbe të kamufluar dhe ndoshta edhe pjesëtarë të tjerë të forcave të armatosura serbe etj.”, shprehet Qehaja.
Eksperti i sigurisë tutje tregon edhe qëllimet e këtyre sulmeve që po kryhen në veri ndaj Policisë së Kosovës.
“Qëllimet e këtyre sulmeve ndaj policisë tonë kufitare, sipas mendimit tim, kishin me qenë ashtu siç unë i shoh gjerat, që të zhvillohet së pari një luftë, ta quaj speciale atje, që mos të bëhen kontrollimet e sferes së sigurisë, mund të ketë bastisje e gjëra tjera të cilat shkojnë në favor të ndërprerjes të paligjshme të cilat atje ndodhin. Qëllimi i dytë i këtyre sulmeve, sipas vlerësimit tim është që të vlerësohet shkalla e gatishmërise sonë për t’ju kundërvye sulmeve serbe atje, në veçanti për të provuar në çfarë shkalle të gatishmërisë vepruese është policia e Kosovës atje, por edhe për të provuar se çfarë gatishmërie luftareke kanë forcat tjera tona me të cilat shteti i Kosovës i disponon”, thekson ai.
Qehaja tregon edhe cili është qëllimi kryesor i Serbisë.
“Së treti, ndoshta jo sipas radhitjes që po e flas tash në mënyrë të lirë, është të përgatitet një sulm i befasishëm i një njësiti luftarak serb, e cila kishte me qenë një njësit mjaftë i përforcuar dhe i përkrahur nga aviacioni, artileria dhe raketat vetëm e vetëm që të bëjë një sulm të befasishëm dhe në mënyrë të përshpejtuar të marrë pjesën veriore të vendit tonë, dhe të pozicionohet në veri të lumit Ibër, dhe në këtë mënyrë ta bëjë shkëputjen e pjesës veriore të vendit tonë dhe të bashkëngjitjes Republikës së Serbisë, këtu është qëllimi kryesor i gjithë asaj që ka ndodhur në këto 22 vite”, thotë Qehaja.
Por, çfarë duhet të bëjë Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë rast?
“Para se gjithash, unë mendoj që ne duhet t; bëjmë disa veprime si shtet dhe atë të bëjmë një informim të pandërprerë të kreut të NATO-s për gjendjen 24 orë e cila ndodhë në veri, dhe t’i bindim për ndërlikueshmërinë e situatës së sigurisë atje, të cilen e krijon Beogradi zyrtar. Mandej të kërkohet nga kreu i NATO-s të veproj KFOR në atë pjesë të territorit tonë, sepse nëse KFOR-i thotë jemi këtu në Kosovë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, atëherë ne duam që kjo maksinë e tyre të futet në përdorim, aq më parë që KFOR-i, unë me sa e di përpara kanë pasur takime çdo muaj me kreun ushtarak serb, qoftë në territor të Serbisë, apo në territorin tonë dhe janë informuar për situatën e sigurisë në vazhdimësi, prandaj edhe tash kujtoj që janë duke bërë këtë, dhe si është e mundur që mos të kenë edhe KFOR-i informacione të duhura lidhur me këtë situatë, sepse ata e kanë një njësi të inteligjiencës së tyre, i cili duhet të veprojë dhe të jetë në teren”, thekson ai.
Qehaja thotë se, FSK-ja e ka një pengesë që mos të lëvizë në pjesën veriore të Kosovës.
“Kur është bë kjo dhe pse është bërë unë nuk dua të hyjë në këtë çështje, por tanimë jemi në një akt të kryer dhe ekziston një dokument i cili flet që FSK-ja nuk do të dëpërtojë në veri të vendit tonë”, shprehet ai.
Qehaja thotë se, duke pasur parasysh situatën e krijuar në lufën e Ukrainës nga Rusia, mandej tentativat e destabilizimit të vazhdueshëm të Serbisë dhe Rusisë në territorin e Ballkanit Perëndimor, aq më parë që këtu ekziston një njësitë në Nish i forcave informative ruse, të cilat këtu veprojnë me të madhe, duhet që të jemi këmbëngulës në atë që tërë territorin e Kosovës, mund ta kontrolloj ushtrina jonë, në çdo kohë dhe në çdo hapësirë.
“Dhe duke ditur situatën e krijuar, duke pasur përvojë nga lufta e fundit në Kosovë, por më vonë, tash gjatë destabilizimit që po e përjetojmë gati çdo ditë nga Serbia, ne duhet të fillojmë që të mendojmë dhe të mbështetemi në forvat tona vetanake, nuk jemi për atë që nuk kemi besim ndaj KFOR-it këtu, por, sado-kudo ne vet duhet të bëjmë analiza se ku jemi, çfarë forca kemi, çfarë armatimi dhe çfarë gatishmërie vepruese kemi. Përveç FSK-së, duhet të shohim edhe gatishmërinë e njësiteve për luftime civile, për mbrojtje civile që të shohim çfarë aktiviteti ka AKI-ja jonë, aq më parë që ajo duhet këtë situatë të jetë e tëra gati në terën për të ia mundësua udhëheqësisë tonë një analistë të mirëfilltë të situatës poltiike, por edhe asaj të sigurisë, sepse për atë edhe ekziston. Dhe së fundi tërë këtë situatë e cila u krijua ditëve të fundit në planin e sigurisë dhe destabilizmit që po e përjetojmë atje, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë në planin diplomatiko politik si shtet, dhe kujtoj që në këtë drejtim ka hapësirë për t’u bërë më tepër, sepse ngadal po veprojmë, ngadal po shpjegojmë dhe ndagal po mbërrijnë informacionet e sakta atje ku duhet të mbërrijmë”, përfundon eksperti ushtarak dhe i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja.