Gjeneral Major Sergei Lipovoj ka thënë se Serbia është aleat i palëkundur i Rusisë dhe për këtë asnjë çështje ballkanike, siç është kjo e Kosovës, nuk mund të zgjidhet pa Rusinë. tha ai për mediat ruse.
Gjenerali rus foli për mediat ruse me rast të stërvitjeve ushtarake “Mburoja sllave 2019”, gjatë të cilës prezantohet armatimi rus Pancir S-1 dhe S-400, për të parën herë pjesëmarrës në stërvitje ushtarake jashtë territorit rus.
Lipovoj vlerësoi se Serbia është aleat i përhershëm i Rusisë në Ballkan, pasi nuk hyri në NATO dhe refuzoi të mbështesë sanksionet kundër Moskës transmeton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Ai shtoi edhe një dozë propagande e histerie të zakonshme ruse se të gjithë janë kërcënim për ta.
“Si shtet që nuk ishte në bllok, i duhet mbrojtje e vazhdueshme, posaçërisht tani kur Serbia është e rrethuar me baza ushtarake të NATO’s në Rumuni, Hungari, Itali, Bosnje e Bullgari. Përveç kësaj, nuk duhet harruar separatistët kosovarë të cilët rregullisht provokojnë serbët, si dhe anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën e NATO” shprehet gjenerali rus Lipovoj.
Siç tha, është e rëndësishme që të jetë e qartë që Serbia është nën mbrojtjen ruse, që do të thotë se për asnjë çështje në Ballkan nuk do të vendoset pa Rusinë, shtoi Gjeneral Lipovoj.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi i Rusisë me Serbinë në rrafshin ushtarak është mjaft produktiv deri tani, tha Lipovoj.
“Po e furnizojmë Serbinë me Mi-35 helikopterët luftarak, helikopterë transportues Mi17V5, tanke T-72, mjetet transportuese e të armatosur BRDM-@MS si dhe aeroplanë luftarak MiG-29. Beogradi shpesh ka treguar gatishmëri për blerjen e sistemeve raketore Pancir S-1 dhe S-400” tha gjenerali Sergej Lipovoj.
Stërvitja ushtarake “Mburoja Sllave” do të vazhdoj deri më 28 tetor në Serbi, derisa sot në Moskë nënshkruhet marrëveshja për anëtarësimin e Serbisë në unionin ekonomik euro aziatik