Përgatiti: Bejtullah Destani
“…gjatë muajit shkurt, Gjenerali Mihajlloviq pushtoi rrethet veriore shqiptare të Gucisë, Plavës, Beranit*, Rozhajës, Senicës dhe Pazarit të Ri (Novi Pazar). Gjatë këtij pushtimi, raportohet se trupat e tij dogjën pesëdhjetë e tri fshatra shqiptare dhe vranë të paktën 6 mijë e 400 shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë. Forcat italiane të stacionuara në këtë pjesë të vendit raportohet se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i rezistuar Gjeneralit Mihajlloviq”, shkruhet në raportin diplomatik nga Konsullata e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1943
NR. 290 (R-268)
SHËRBIMI I JASHTËM I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
KONSULLATA E PËRGJITHSHME AMERIKANE
LËNDA: Aktiviteti i Raportuar i Gjeneralit Mihajlloviq në Shqipërinë e Veriut
PËR: Të nderuarin Sekretar të Shtetit, Washington
Kam nderin të paraqes më poshtë disa informacione të marra së fundmi në lidhje me aktivitetet e përfolura të Gjeneralit Mihajlloviq në Shqipërinë e Veriut. Burimi i këtij informacioni ishte një patriot shqiptar në Stamboll, i cili pretendon se ka marrë përmes kanaleve të fshehta, një letër direkt nga Shqipëria.
Informacioni që supozohet se përmbahet në këtë letër deklaronte se gjatë muajit shkurt, Gjenerali Mihajlloviq pushtoi rrethet veriore shqiptare të Gucisë, Plavës, Beranit*, Rozhajës, Senicës dhe Pazarit të Ri (Novi Pazar). Gjatë këtij pushtimi, raportohet se trupat e tij dogjën pesëdhjetë e tri fshatra shqiptare dhe vranë të paktën 6 mijë e 400 shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë. Forcat italiane të stacionuara në këtë pjesë të vendit raportohet se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i rezistuar Gjeneralit Mihajlloviq.
Menjëherë pas këtij sulmi, popullsia e Shqipërisë së Veriut dërgoi dy përfaqësues në Tiranë dhe u kërkoi autoriteteve italiane dhe shqiptare të armatosnin popullin e këtij rajoni për të luftuar Mihajlloviqin. Kërkesa e tyre u refuzua dhe menjëherë popullsitë e Gjakovës dhe Prizrenit** thyen depot ushtarake dhe u armatosën vetë. Autoritetet arrestuan 150 persona nga këto qytete dhe i dërguan në një vend të panjohur.
Dy detaje interesante të sulmit të Mihajlloviqit janë se shumë nga pajisjet e përdorura nga njerëzit e tij thuhet se janë italiane, dhe se midis të burgosurve të kapur nga shqiptarët u gjet një mjek italian. Pavarësisht faktit se njerëzit e Gjeneralit Mihajlloviqit mund të përdorin lehtësisht furnizime italiane të kapura dhe se mjeku italian mund të jetë lehtësisht një mbështetës vullnetar i Gjeneralit Mihajlloviq, shqiptari që shkroi letrën nga e cila u mor ky informacion preferon të besojë se këto dy incidente, plus faktet që trupat italiane refuzuan t’i rezistonin Gjeneralit Mihajlloviq dhe që autoritetet italiane dhe shqiptare refuzuan të lejonin njerëzit e rretheve veriore të armatoseshin kundër Gjeneralit Mihajlloviq, çojnë vetëm në një përfundim dhe ky është se Gjenerali Mihajlloviq po ndihmohet vullnetarisht nga italianët. Në fakt, raportohet se të gjithë nacionalistët shqiptarë janë të bindur se ky është rasti dhe si pasojë ata tani po rekrutojnë njerëz për të luftuar Gjeneralin Mihajlloviq.
Korrespondenti shqiptar e mbyll letrën e tij duke ankuar faktin se nacionalistët shqiptarë, pa asnjë ndihmë çfarëdo nga jashtë, tani duhet të luftojnë në tre fronte; ata duhet të luftojnë komunistët grekë në Jug, Mihajlloviqin në Veri dhe italianët në të gjithë Shqipërinë.
Me respekt,
Burton Y. Berry
Konsull amerikan
*Berau: Në dokumentin origjinal shkruhet “Berau”, por duke gjykuar nga konteksti gjeografik, i referohet Beranit.
**Prizond: Në dokumentin origjinal shkruhet “Prizond”, por i referohet qytetit të Prizrenit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…