Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në realizimin e një sulmi vetëvrasës me bombë që i mori jetën mbi 30 personave të premten e 6 shkurtit. Të paktën kështu ka bërë të ditur ministri i brendshëm i Pakistanit.
Mohsin Naqvi tha se mes të ndaluarve është edhe një shtetas afgan, i dyshuar si organizatori kryesor i sulmit. Ai shtoi se gjatë operacioneve për arrestimin e tyre, një oficer i antiterrorit u vra dhe tre të tjerë u plagosën.
Siç shkruan BBC, Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin që goditi lutjet e së premtes në një xhami të komunitetit Shia në zonën Tarlai, kur ajo ishte e mbushur me besimtarë. Mbi 160 persona u plagosën, duke e bërë këtë sulm më të rëndin në kryeqytet për më shumë se një dekadë.
Të shtunën, mijëra njerëz morën pjesë në ceremonitë mortore për 32 viktimat, nën masa të rrepta sigurie me ushtarë dhe postblloqe policie.
Familjet e viktimave shprehën dhimbjen e tyre, ndërsa kryeministri Shehbaz Sharif deklaroi “pikëllim të thellë” dhe presidenti Asif Ali Zardari e quajti sulmin “krim kundër njerëzimit”.
Naqvi akuzoi Indinë se ka financuar autorët e sulmit, por Ministria e Jashtme indiane i hodhi poshtë akuzat si “pa bazë”. Ndërkohë, ministri pakistanez i Mbrojtjes sugjeroi se Afganistani mund të ishte i përfshirë, por qeveria talebane e quajti këtë akuzë “të papranueshme” dhe pa prova.
Autoritetet pakistaneze kanë premtuar rritjen e sigurisë në Islamabad, përfshirë rekrutimin e mijëra policëve të rinj dhe përmirësimin e sistemeve inteligjente të sigurisë.
Ky shpërthim pason një javë dhune në provincën Balochistan, ku 58 civilë u vranë në sulme të koordinuara. Grupi rebel Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA) mori përgjegjësinë, ndërsa ushtria tha se ka vrarë mbi 200 militantë në kundërpërgjigje.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…