Ky rrjet ka rekrutuar punëtorë nga Shqipëria, i ka paguar me para të zeza dhe i ka shfrytëzuar në kantiere në Gjermani.
Në landin gjerman NRW (Nordrhein-Westfalen) doganat dhe policia kanë bastisur sot një rrjet klandestin kompanish ndërtimi, shkruan dpa.de
Më shumë se 240 punonjës nga shërbimi i kontrollit financiar, hetues tatimorë dhe policë ishin në detyrë, njofton dogana e Aachenit, transmeton albinfo.ch. Ata kanë kontrolluar 32 objekte banimi dhe biznesi në zonën e Heinsberg, në Düsseldorf-it, Dortmund-it dhe zonën e Ruhr-it.
Janë arrestuar katër të dyshuar.
Të paktën 15 të dyshuarit thuhet se janë “të përfshirë në një rrjet korporativ mashtrues”. Ky rrjet ka rekrutuar punëtorë nga Shqipëria, i ka paguar me para të zeza dhe i ka shfrytëzuar në kantiere në Gjermani.
Ata ua kanë “maskuar” marrëdhënien aktuale të punës përmes një rrjeti kompanish fiktive. Kontributet e përvetësuara të sigurimeve shoqërore dhe shmangia e taksave të pagave nga ky rrjet ka shkaktuar dëme prej miliona eurosh.