Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë fjalimit të tij nga sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje publike për njohje të Kosovës shtet.
Milanoviç është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për ngecjet në dialogun me Serbinë. Ai ka bërë thirrje për normalizim të raporteve mes dy vendeve duke u fokusuar në zbatim të Marrëveshjes Bazë, shkruan Reporteri.net.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve. Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i kryejnë ato dhe të fillojnë të zbatojnë atë që ishte rënë dakord këtë vit në Bruksel dhe Ohër”, tha Milanoviç, në Asamblenë e OKB-së.
Tutje, presidenti kroat kërkoi që Kosovës t’i hapet rruga për anëtarësim edhe në strukturat euroatlantike pasi tha se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interes të të gjithëve.
“Ne vazhdojmë të mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për ekzistencë si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve. Është në interesin tonë të promovojmë stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni, si dhe procesin e integrimit evropian, i cili besojmë se mbetet vendimtar për prosperitetin e ardhshëm të fqinjëve tanë dhe për të cilin shpresojmë se do të ekzaltohet në vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…