BOTA

Gjermani: Largime masive nga kishat

Numri i njerëzve që dolën nga Kisha Katolike në Gjermani nuk ka qenë kurrë kaq i lartë sa vitin e kaluar. Në një statistikë të publikuar nga Konferenca e Ipeshkve Gjermanë fllitet për rreth 523.000 vetë.

Largimet nga Kisha Katolike në Gjermani kanë arritur një nivel rekord.  Në vitin 2021, ia kthyen shpinën Kishës rreth 359.000 vetë, që ishte një rekord për atë kohë. Rreth 21 milionë vetë janë në Gjermani ende pjesëtarë të Kishës Katolike.

Abuzimet mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për braktisjet e shumta

Veçanërisht pas prezantimit të një ekspertize për abuzimet në Kryedioqezën e Mynihut dhe Freisingut dhe diskutimit për bashkëfajësinë e Papa Benediktit XVI, i cili ndërroi jetë, numri i largimeve është rritur ndjeshëm.

Presidenti i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, ipeshkvi Georg Bätzing, e quajti alarmant numrin e largimeve. Megjithatë ai bëri thirrje që njerëzit të mos dekurajohen. Për të është e rëndësishme të zbatohen vendimet e marra në kuadër të rrugës sinodalale për reformën e kishës, tha Bätzing.

Fotografi: Fleig/Eibner-Pressefoto/picture alliance

Presidentja e Komitetit Qendror të katolikëve gjermanë, Irme Stetter-Karp, tha se ishte e pikëlluar, por edhe jo e befasuar. Besimi te kisha ka humbur, veçanërisht për shkak të skandalit të abuzimeve, tha ajo. Megjithatë, kisha nuk tregon vendosmëri të mjaftueshme për të zbatuar vizionet për të ardhmen e jetës së krishterë në kishë, kritikoi më tej Stetter-Karp.

‘Taksa e kishës’ në Gjermani

Pjesëtarët e regjistruar të kishës në Gjermani paguajnë një “taksë kishe” – midis 8% dhe 9% të të ardhurave të një individi – që shkon drejtpërdrejt në kishën e tyre, qoftë ajo katolike apo protestante, mbi milionat e paguara nga shteti me paratë e taksapaguesve.

Humbja e pjesëtarëve që paguajnë do të thotë gjithashtu një humbje fondesh për kishën, fonde që përdoren për të mbajtur komunitetet edhe në rajonet më rurale të vendit.

“Kisha Katolike po vdes me një vdekje të dhimbshme para syve të publikut”, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Thomas Schüller, një ekspert në të drejtën kanonike katolike në Universitetin e Munsterit dhe vëzhgues i ngushtë i Kishës Katolike Gjermane.

Edhe protestantët largohen më shpesh nga kisha

Kisha Protestante gjithashtu humbi më shumë pjesëtarë në 2022 sesa një vit më parë. Sipas të dhënave të EKD, numri i tyre ra me 2.9 për qind në 19.15 milionë persona. Në vitin 2021, rënia ishte 2.6 për qind. Janë mbi të gjitha largimet nga kisha që janë rritur dukshëm. Vitin e kaluar ato arritën në 380.000.

aud (dw, dlf)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

22 minuta ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

10 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

18 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

18 orë ago