Qeveria gjermane propozoi sanksione kundër Rusisë ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të një sulmi të hakerëve në Bundestag pesë vjet më parë, raporton agjensia gjermane e lajmeve dpa.
“Qeveria gjermane supozon se një anëtar i shërbimit të inteligjencës së ushtrisë ruse GRU ishte i përfshirë në sulmin e hakerave në rrjetin e TI të Bundestag në maj 2015. Prandaj, qeveria u propozoi partnerëve të saj të BE-së vendosjen e sanksioneve të përbashkëta kundër Moskës”, shkroi dpa përgjigjen që klubi parlamentar i së majtës mori nga qeveria gjermane.
Qeveria gjermane po bën thirrje për vendosjen e sanksioneve, duke përmendur kornizën e Këshillit të BE-së për vitin 2017, e cila lejon vendosjen e masave për parandalimin e sulmeve në internet.
“Qeveria gjermane ka mbështetur propozimet për sanksione kundër Rusisë me një paketë të bollshme provash të marra nga organet hetimore dhe të dhënat e inteligjencës”, thuhet në përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar të majtë.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha që vendet anëtare mund të paraqesin propozime për sanksione, të cilat më pas duhet të vendosen unanimisht nga Këshilli i BE-së.
Kancelarja gjermane njëherësh, duke u mbështetur në rezultatet e hetimit, foli për një rast “të padëgjuar dhe skandaloz”.
Por një zëdhënës i grupit parlamentar të së majtës në BE, Andrej Hunko, tha se vendosja e sanksioneve ishte një “përgjigje e gabuar” ndaj sulmeve të tilla. Ai, për më tepër, druhet se lidhja që çon në Rusi mund të jetë “e rremë dhe e vendosur qëllimisht”.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes ngriti një aktakuzë në fillim të majit kundër shtetasit rus Dmitry Badin, i cili dyshohet se kishte marrë pjesë në një sulm në rrjetin e TI të Bundestagut si anëtar i një grupi hakerësh.
Me atë rast, supozohet se një sasi e madhe e të dhënave, kryesisht e-mail nga deputetët, u transferuan në një server jashtë vendit.