Gjermanisë i mungojnë rreth 3,000 roje shpëtimi në pishina dhe ky numër po rritet çdo vit, vlerëson Shoqata Gjermane e Mbrojtësve Profesionistë (BDS).
Ndaj, më shpesh, pishinat e hapura mbeten të mbyllura për shkak të mungesës së punëtorëve të tyre. Shkaku më i zakonshëm i mungesës është përgjegjësia e madhe që sjell kjo punë dhe paga e ulët.
“Kjo punë përfshin katër në një: roje shpëtimi, teknik, polic, ndonjëherë edhe psikolog”, shpjegon një 61-vjeçar sosh, duke shtuar se orari i punës në këto punë është i pafavorshëm dhe ajo bëhet në fundjavë dhe në ditë festash.
Paga fillestare është 2200 euro bruto.
Mediat shkruajnë se gjithnjë e më pak fëmijë dinë të notojnë, ndaj edhe 59 për qind e dhjetëvjeçarëve nuk dinë të notojnë.
Gjithnjë e më shumë mësime noti po anulohen, ndaj shoqata ka frikë se Gjermania do të bëhet një shoqëri jonotarësh.
“Tani duhet të shkurtojmë orarin e punës, për fat të keq të notarëve, sepse nuk na mjafton”, thotë një prej shpëtimtarëve, duke shtuar se është i shqetësuar për pagat e ulëta, transmeton Mondo.
Në fund të fundit, ai dhe kolegët e tij kanë një përgjegjësi të madhe: duhet të monitorojnë 375 metra katrorë sipërfaqe ujore dhe prandaj paguhen shumë pak.