FOTO&VIDEO

Gjermania regjistron numrin më të vogël të rasteve me COVID-19 në nëntë muaj

Gjermania ka regjistruar numrin më të ulët të infeksioneve të reja të koronavirusit në gati nëntë muaj dhe zyrtarët po konsiderojnë mundësinë e largimit të masës për mbajtjen e maskave.

549 raste të reja u raportuan të hënën, sipas Instituti Robert Koch.

“Është hera e parë që nga 21 shtatori që shifra ka qenë nën 1.000, megjithëse është tipike që numrat gjatë fundjavës të jenë relativisht të ulët, sepse kryhen dhe raportohen më pak teste”, thanë nga ky institut, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha për gazetën Funke se duhet të ndiqet një qasje hap pas hapi, për rregullat e mbajtjes së maskave.

Sipas tij ato mund të hiqen dalë ngadalë në ambiente të mbyllura, në zonat me raste të ulëta të të infektuarve dhe shkallë të lartë të vaksinimit.

Gjermania ka raportuar më shumë se 3.7 milion raste që nga fillimi i pandemisë dhe 89,844 vdekje, raporton apnews.com


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago