The Washington Post ka publikuar një artikull për gjurmimet që i ka bërë kronologjikisht nsjes së Luftës në Ukrianë,
Në artikull thuhet se “në Zyrën Ovale në tetor 2021, këshilltarët kryesorë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i paraqitën atij planet e luftës të Presidentit rus Vladimir Putin për një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës”.
“Agjencitë e inteligjencës amerikane kishin përdorur imazhe satelitore, përgjuan komunikime dhe burime njerëzore për të treguar se Putini po grumbullonte trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me qëllim të kapjes së kryeqytetit, Kievit, dhe pjesës më të madhe të vendit, duke lënë vetëm një qytet ukrainas në perëndim”, thotë artikulli.
Medium pretendon se “Shtetet e Bashkuara kishin zbuluar se Putini po rritte ndjeshëm fondet për operacionet ushtarake, ndërsa e la të pafinancuar përgjigjen e tij pandemike”.
“Ne vlerësojmë se ata planifikojnë të kryejnë një sulm të rëndësishëm strategjik ndaj Ukrainës nga shumë drejtime njëkohësisht,” i tha Bidenit gjenerali Mark A. Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët.
Çdo vendim për armatosjen e Ukrainës ishte i bazuar në mos i dhënë Rusisë një arsye për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.
Biden ishte i vendosur të mblidhte aleatët e NATO-s përballë pushtimit të afërt pa provokuar një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Çdo vendim për armatosjen e Ukrainës ishte i bazuar në mosdhënien e Rusisë një arsye për të përshkallëzuar, shpesh për zhgënjimin e zyrtarëve ukrainas, të cilët i bënin presion Shteteve të Bashkuara të dërgonin një numër gjithnjë e më të madh armësh më të fuqishme, edhe pse publikisht dyshonin se pushtimi do të ndodhte”, thuhet në artikull.
The Ëashingtonpost pretendon se Biden dërgoi zyrtarin e tij të lartë të inteligjencës për t’u përballur me Putinin me prova të planifikimit të luftës së Rusisë.
“Biden dërgoi drejtorin e CIA-s, William J. Burns në Moskë për t’i dhënë Putinit një mesazh: Ne e dimë se çfarë po bëni dhe nëse pushtoni, do të ketë pasoja të rënda”, vazhdon artikulli, transmeton Express.
E Putini ishte ankuar për zgjerimin e NATO-s dhe paligjshmërinë e qeverisë së Ukrainës.
“Ai ishte shumë shpërfillës ndaj Presidentit [Volodymyr] Zelensky si një udhëheqës politik”.
Ndërsa, Kievi u ankua se inteligjenca amerikane nuk ishte mjaft specifike për t’u përgatitur për një pushtim.
“Zyrtarët ukrainas u ankuan se sa herë që amerikanët ndanë pikëpamjen e tyre të zymtë për një pushtim të afërt, ata kurrë nuk i dhanë plotësisht Kievit detajet e inteligjencës së tyre. Në nëntor, ministri i jashtëm i Ukrainës dhe shefi i shtabit të Zelensky vizituan Departamentin e Shtetit në Uashington, ku një zyrtar i lartë amerikan i përshëndeti me një filxhan kafe dhe një buzëqeshje. “Djema, gërmoni llogore!” tha zyrtari.
Po ashtu, sipas artikullit “Zelensky dyshonte se disa zyrtarë perëndimorë donin që ai të ikte”.
“Udhëheqësi ukrainas ishte i shqetësuar se me qeverinë e tij jashtë rrugës dhe një regjim të mbështetur nga Kremlini të instaluar, fuqitë e NATO-s do të kërkonin një zgjidhje të negociuar me Moskën për Ukrainën”.
Ende nuk ka pasur reagime nga këto gjetje të The Washington Post.