Një rast i dhunës në familje është regjistruar të dielën në Gjilan.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njejti kishte sulmuar fizikisht babain e tij, i cili ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e sulmit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.