FOTO&VIDEO

Vjena dhuron 50 euro kuponë për familje për të dalë në kafene dhe restorante

Të gjitha familjet nga mesi i qershorit do të marrin nga një kupon deri në 50 euro nga Bashkia e Vjenës. Kjo ka për qëllim të forcojë bizneset e hotelerisë që do të hapen tërësisht të premten. Siç dihet, hoteleria është goditur rëndë nga kriza me Covid-19, ka thënë të mërkurën kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig (SPÖ), shkruan oe24.at.

Të gjitha, 950.000 familjet që banojnë në Vjenë do të përfitojnë nga ky subvencion, tha kryebashkiaku në një konferencë për shtyp.

Familjet me një anëtar do të marrin kupon prej 25 euro, ndërsa familjet me më shumë anëtarë, kuponin prej 50 eurosh. Këto kupone mund të shfrytëzohen në të gjitha restorantet dhe kafenetë e Vjenës deri në fund të shtatorit. Ju mund të ushqeheni dhe të pini çfarë të doni në vlerë të kësaj shume, por duhet të keni kujdes se këto nuk vlejnë për pije alkoolike.

Ky subvencion do t’i kushtojë Bashkisë së Vjenës 40 milionë euro, por kryetari Michael Ludvig deklaroi se “qyteti mund ta lejojë këtë”.

Kryebashkiaku Ludwig ka thënë se të gjitha bizneset e hotelerisë në Vjenë sjellin rreth 1.4 miliard euro në vit dhe ky subvencion do të jetë një nxitje dhe stimulim për qytetarët e Vjenës që me ato kuponë të vizitojnë kafenetë dhe restorantet e tyre të preferuara dhe më këtë të ndihmojnë sadopak rimëkëmbjen e bizneseve të hotelerisë së kryeqytetit austriak.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

12 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago