POLITIKE

“Gjingjiq kërkoi të mos u jepet publicitet varrezave masive të shqiptarëve të gjetura në Serbi”

Dje është shënuar përvjetori i 20’të  i vrasjes së ish- Kryeministrit të Serbisë  Zoran Gjingjiq. Në Kosovë, ky përvjetor mori jehonë pas një postimi të Kryeministrit Albin Kurti, i cili u shpreh me tone pozitive për figurën e liderit serb.

“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci” shkroi Kurti, derisa tha se vrasësit e tij kishin marrë pjesë edhe në rrethimin e Jasharëve në Prekaz.

Por, në raport me Kosovën figura e Zoran Gjingjiq duket se nuk është aq “demokrate”. Nenad Canak lider i Partisë Social Demokrate në Vojvodinë ka zbuluar detaje nga një takim i Opozitës (DOS) në vitin 2001, disa muaj  pas rrëzimit të Millosheviqit (ngjarje që njihet si Revolicioni i 5 Tetorit),  ku Zoran Gjingjiq kishte kërkuar të mos u bëhet publicitet varrezave masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb të gjetura nëpër territorin e Serbisë.

Çanak duke rikujtuar takimin thotë se kjo cështje ishte hapur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Dusan Mihajloviq i cili në një momet zyrtarëve të DOS u kishte thënë se nuk po mund të fle.

“Kur Dusko Muhajlovic (Çedo ti ke qenë aty, është fjala për liderin liberal serb Çedomir Jovanoviq), e tha këtë fjali: ‘Nuk mund të fle. Këtë duhet ta ndjaë me ju. Ne i kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur e pashë çfarë kemi gjetur në to, më duhet ta ndajë me ju, që të merremi vesh që të më thoni cka të bëjmë me gjithë këtë” citon Canak fjalët e ministri serb në një emision  në një televizion serb të transmetuar para rreth 3 viteve.

Fjalët e Çanak i konfirmon edhe Jovanoviq duke thënë se bëhet fjalë për një takim në janar ose shkurt të vitit 2001.

“Çka të bëjmë me këtë , unë thashë nuk e kuptoj pyetjen, sepse ne nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish- regjimit, por t’i ndriçojmë,  që bie të nesërmen konferencë për media me gazetarë nga njëri lokacion në tjetrin, që t’i shohin, që këto të incizohen edhe të shohim se çfarë do të bëjmë” shton Çanak.

“Atëherë, si quhet… Zoran Gjingjiqi, që rrinte pak anash sepse nuk donte që ta impononte mendimin e tij edhe pse ka pasur peshë të madhe tha jo, jo…këtë punë duhet hetuar por nuk duhet t’i japim shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një vend ku kur e fut lopatën në tokë nxjerr një kafkë fundi i citatit” thotë Çanak derisa i citon fjalët e ish-kryeministrit serb.

“Atëherë e kuptova që e kishim një problem serioz të brendshëm, ndoshta unë nuk e kisha kuptuar se cili ishte qëllimi i DOS’it  ndoshta metoda me të cilën shkohej s’ishte e duhura, por e di një, në vend se këtu të bëhej prerja që të sqarohemi se çka kishte ndodhur.. sepse pas LDB aleatë nuk i fshehën kampet e përqendrimit në vendet që i kishin çliruar, por përkundrazi kishin sjellë njerëz nga vende tjera që të shohin me sytë e tyre se si dukeshin ato krime” kishte thënë Çanak.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

24 minuta ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

8 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

8 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

12 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

12 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

13 orë ago