FOTO&VIDEO

Gjithçka po shtrenjtohet në Kosovë: Edhe qeset e plastikës pritet të bëhen me pagesë

Qeveria e Kosovës është pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë, veçse janë në pritje të hulumtimit që Ministria e Mjedisit me ndihmën e GIZ-it kanë angazhuar një ekspert i cili do të bëjë një hulumtim për ndikimin e qeseve në mjedis.

“Aktualisht, jemi duke pritur rekomandimet nga hulumtimi, mirëpo në parim jemi që qeset e plastikës të bëhen me pagesë (çmim ky i cili do të përcaktohet nga hulumtimi). Opsion tjetër kemi edhe futjen në treg të qeseve të letrës dhe qeseve të materialit (tekstil) për përdorim, me ç’rast qytetari do ketë mundësi të zgjedh se cilën nga to dëshiron ta përdorë. Kështu qytetarët do të fillojnë të mendojnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe shpresoj shumë që zgjedhjet e tyre do jenë sa më miqësore me mjedisin”, ka thënë Zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha, për Klankosova.tv.

MMPHI me qëllim të menaxhimit të drejtë të mbeturinave sidomos për reduktimin e qeseve të plastikës një përdorimeshe dhe përfitimit të materialeve ricikluese nga qeset e plastikës ka formuar një grup punues ku janë të përfshirë të gjitha palët e interesit, njofton Klankosova.tv.

Çavdarbasha thotë se pavarësisht prej studimit/hulumtimit dhe rekomandimeve të dala nga grupi punues do të ndryshohet dhe plotësohet legjislacioni sekondar që ka të bëjë me reduktimin e qeseve plastike një përdorimëshe.

Zëvendësministrja po ashtu pohon se paraprakisht, janë mbajtur takime me palët e interesit dhe kanë arritur në konkluzion se formimi i këtij grupi gjithëpërfshirës do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe të qëndrueshme sa i përket reduktimit të qeseve të plastikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago