KRYESORE

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, SPAK zbardh vendimin: Masat u ekzekutuan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

SPAK njoftoi se ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj Ballukut që janë pezullimi nga detyra i funksionit si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Ndërsa për Gentian Gjylin, kreu aktual i ARRSH-së dhe Erald Elezin, administratori i KESH-it është vendosur arrest në shtëpi. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas kërkesës së SPAK e cila i akuzon të tre për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK njoftoi se çështjet në hetim janë ndërtimi i Tunelit të Llogarasë si dhe ndërtimi i lotit të 4 në Unazën e Madhe të Tiranës.

Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli

Hetimet për Tunelin e Llogarasë

Në lidhje me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Prokuroria e Posaçme thotë se “deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku”.

“Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues. E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..””, njoftoi SPAK.

Gjatë kohës së kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur këto detyra funksionale

Evis Berberi – Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar

Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar

Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica – Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku dhe Erald Elezi

Hetimet për Unazën

Sa i përket tenderit për lotin e 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, rezulton sipas SPAK se Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.

“E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k. Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit  janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar”, njoftoi SPAK.

Për këtë arsye më 19 nëntor, SPAK ka kërkuar në GJKKO masat e sigurisë ndaj Ballukut dhe dy personave të tjerë, kërkesa që janë miratuar nga togat e zeza.

Sot, më 20 nëntor, këto masa janë ekzekutuar.

“Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal : Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”, njoftoi SPAK.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago