LAJME

Gjobat e reja në trafik, ajo për përdorim të telefonit deri në 500 euro

Nënkoloneli dhe drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi, ka folur për ligjin e ri për Rregullat në Trafik, ku bëri të ditur se vlera e disa gjobave ka pësuar rritje drastike.

Njëra prej tyre është ajo e përdorimit të telefonit, ku tha se për këtë kundërvajtje në trafik, gjoba mund të shkojë deri në 500 euro dhe ndalim i drejtimit të veturës deri në gjashtë muaj.

“Tek telefoni është edhe një përshkallëzim edhe më i madh sesa kundërvajtjet tjera, që nënkupton se nëse shoferi haset duke e përdorur telefonin në trafik, herën e parë do gjobitet me 100 euro dhe një pikë negative. Nëse haset për herë të dytë, përveç gjobës prej 200 euro, ka ndalim të drejtimit të mjetit dhe pikë negative”.

“Çdo rast kur takohet më shumë se dy herë brenda dy viteve duke e përdorur telefonin, ai do ta ketë një gjobë prej 500 euro, ndalim të drejtimit të mjetit deri në 6 muaj dhe tri pikë negative”, tha ai në “Edicioni Special”, njofton Klankosova.tv.

Rexhepi folu edhe për kundërvajtësit në trafik të cilët nuk e vënë rripin e sigurisë, ku tha se mos vendosja e tij, qoftë për shoferin apo pasagjerin, gjoba është 150 euro.

“Nëse jemi pjesëmarrës në trafikun rrugor, çdo shofer apo pasagjer, fillimisht ka të bëjë me rripin e sigurisë. Dhe mos vendosja e rripit të sigurisë qoftë për shoferin apo pasagjerët, gjoba është 150 euro”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

47 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago