POLITIKE

Gjukanoviç ua rikujtoi lidhjet me krimet e luftës në të 90-tat, reagojnë “të nervozuar” Kisha Ortodokse Serbe

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili njihet për marrëdhëniet e tensionuara me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), në një intervistë dhënë për televizionin publik malazez diskutoi edhe rreth KOS-së dhe rolit të tyre politik në Mal të Zi.

Gjukanoviç rikujtoi rezolutën e miratuar kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, për të konfirmuar kritikën e tij ndaj këtij institucioni fetar.

PE miratoi një rezolutë ku u tha se Kisha Ortodokse Serbe është promovuese e narrativave pro-ruse dhe anti-evropiane. Mes tjerash, u cilësua edhe si institucion që shkakton përçarje etnike.

“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktor të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë për RTCG, Presidenti i Malit të Zi.

Megjithatë, i menjëhershëm qe reagimi i këtij institucioni fetar, i cili e quajti “ateist të deklaruar” dhe i kërkoi “të mos na zë në gojë për politikat e tij”.

“Pasi që ky njeri është ateist i deklaruar dhe i cili në shumë raste ka treguar se nuk e kupton rendin kishtar në shoqëri dhe në histori, dhe a nuk do të ishte më mirë që të jetë konsistent me pikëpamjet e tij dhe politikat t’i bëjë jashtë temave kishtarer”, u shpreh Kisha Serbe.

“Ai që vendosi lehtësisht të vërë në dyshim karakterin moral të zyrtarëve publikë, pa dyshime të mjaftueshme të justifikuara, nuk mund të llogarisë në vazhdimin e punës së tij në të ardhmen. Dhe një sjellje e tillë meriton përgjegjësi penale. Të gjitha këto i ka thënë Gjukanoviç, pa lënë pas dore faktin që e ka përshkruar veten mjaft gjallë kur, pa asnjë provë të vetme, e ka lidhur klerin me projekte politike dhe krime lufte”, shkruan ata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

2 orë ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

22 orë ago