FOTO&VIDEO

“Vlora e zbrazur”, kryetari i saj i fton kosovarët të shkojnë në bregdet

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Kosova që të vizitojnë bregdetin e Vlorës për këtë sezon veror.Në një intervistë në Abc, Leli tha se Vlora është vendi që përfshin të gjitha fashat e çmimeve dhe se ofron mundësinë për të bërë pushime të lira, pa shpenzuar shumë para.

Ndërsa theksoi se çmimet në Shqipëri janë më lirë se jashtë vendit.

“Do ishte mirë të kishte më tepër lëvizje. I bëj thirrje qytetarëve nga Kosova të vijnë në Vlorë. Do të doja shumë që Vlora të flasë shqip. Sigurisht kam vërejtjet e mia për restorantet dhe hotelet pavarësisht çmimeve të larta që mund të ketë tek tuk, pushimet këtu bëhen më lirë se kudo tjetër. Ka hotele për ata që duan të harxhojnë shumë dhe për ata që duan të harxhojnë pak.

Që nga nesër do shkoj te hotelet që ofrojnë çmime të lira për ti promovuar. Vlora është shumë e shtrenjtë për ata që dua të harxhojnë dhe e lirë për ata që duan të kursejnë. Vlora është vendi ideal që ka të gjitha fashat e çmimeve. Çmimet në Shqipëri janë më lirë se kudo tjetër”, u shpreh Leli.

Ndër të tjera Leli u ndal edhe te pastërtia e detit në Vlorë. Ai tha se në Vlorë nuk janë raportuar raste të infeskioneve nga plazhi, duke pohuar se deti atje është i pastër.

“Vlora është një vend që absolutisht ka problem, por pas përfundimit të një investimi shumë të mirë janë bërë shumë përmirësime në kanalizimet e qytetit. Unë personalisht me familjen time bëj plazh këtu në Lungomare.Nuk janë raportuar raste infeksioni nga plazhet e Vlorës. Vlora është vendi që i ka të gjitha plazhet, me rërë e me gurë, ka Adriatikun dhe Jonin”, tha Leli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago