KRYESORE

Gjykata në Iran dënon SHBA-në me rreth 50 miliardë dollarë për vrasjen e gjeneralit Soleimani

Një gjykatë në Iran ka urdhëruar qeverinë amerikanë që të paguajë rreth 50 miliardë dollarë dëmshpërblim për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në vitin 2020 në Irak.

Dënimi shpallet thuajse katër vjet pas vdekjes së komandantit të forcave të operacioneve të jashtme të Gardës Revolucionare të Iranit, al-Qods gjatë një sulmi me dron amerikan në Bagdad më 4 janar 2020.

Presidenti amerikan Donald Trump tha në atë kohë se sulmi ishte urdhëruar nga ai, në përgjigje të sulmeve kundër interesave amerikane në Irak.

Si hakmarrje, Teherani gjuajti me raketa bazat ku ushtarët amerikanë janë të vendosur në Irak.

“Pas ankesës së paraqitur nga 3,318 bashkatdhetarë tanë nga i gjithë vendi (…) një gjykatë në Teheran dënoi qeverinë amerikane të paguajë gjithsej 49 miliardë e 770 milionë dollarë për dëmshpërblim moral dhe material”, njoftoi gjyqësori iranian.

Gjykata shpalli fajtorë 42 persona dhe subjekte, përfshirë Trump dhe zyrtarë të administratës së tij.

Vendimi vjen pasi Teherani akuzon Uashingtonin se është “bashkëpunëtor” i Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës. SHBA, nga ana e saj, akuzon Iranin për mbështetjen e organizatave që kryejnë sulme kundër trupave amerikane të vendosura në Irak dhe Siri.

Qasem Soleimani ishte në krye të operacioneve ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme dhe është ende shumë popullor në Iran.

Irani dhe SHBA nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, pas Revolucionit Islamik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

32 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago