Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 6 muaj burgim F.M., i cili akuzohet për veprën penale ‘Mashtrim me subvencione’, por që dënimi është zëvendësuar me gjobë prej 5 mijë eurosh.
Përmes një komunikate për media, Gjykata bën të ditur se të akuzuarit i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27 mijë eurove, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyrë solidare të paguajë shumën totale prej mbi 109 mijë euro.
“I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në bazë të nenit 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me propozimin dhe pajtimin e palëve pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 ( pesëmijë) euro, ndërsa koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 30.06.2021 e deri më datë 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar. Të akuzuarit F.M i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27,000.00€, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguaj shumën totale prej 109,520.00 euro”, thuhet në njoftim
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…