POLITIKE

Gjykata urdhëron administratën Trump që të kthejë në punë mijëra punëtorë të shkarkuar

Gjykatësit federalë në Kaliforni dhe Maryland të Shteteve të Bashkuara të enjten e urdhëruan administratën e presidentit Donald Trump që të kthejë në punë mijëra punëtorë federalë në provë, të cilët i kishin humbur vendet e punës si pjesë e shkarkimeve masive të kryera në 19 agjenci.

Këto vendime ishin goditja më domethënëse deri më tani ndaj përpjekjes së Trumpit dhe këshilltarit të tij të lartë, Elon Musk, për ta zvogëluar në masë drastike burokracinë federale.

Agjencitë federale ballafaqohen me një afat për të dorëzuar plane për një valë të dytë të shkarkimeve dhe për zvogëlimin e buxheteve të tyre, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjykatësi i qarkut në Baltimore, James Bredar, u pajtua me 20 shtete të udhëhequra nga demokratët se 18 prej agjencive të cilat kishin shkarkuar punëtorë në provë në mënyrë masive javëve të fundit i kanë shkelur rregulloret me të cilat menaxhohet largimi nga puna i punëtorëve federalë.

Urdhri i këtij gjykatësi për rikthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës vlen, mes tjerash, për Agjencinë për Mbrojtje Mjedisore, Byronë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorëve dhe Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Agjenci të tjera që përfshihen në urdhrin e gjykatësit Bredar janë edhe Departamenti i Bujqësisë, Departamenti i Tregtisë, Departamenti i Arsimit, Departamenti i Energjisë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane, Departamenti i Sigurisë së Atdheut, Thesari e disa agjenci të tjera.

Vendimi I gjykatësit Bredar erdhi disa orë pasi gjykatësi tjetër, William Alsup, gjatë një seance dëgjimore në San Francisko e urdhëroi kthimin në punë të punëtorëve në provë që ishin shkarkuar në gjashtë agjenci, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago