Një gjykatë në Turqi ka vendosur që zyrtarisht të arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, mbi akuzat për korrupsion dhe lidhje me grupe terroriste, raporton “Al Jazeera”.
Gjykata tha se Imamgolu dhe të paktën 20 tjerë janë burgosur si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Prokurorët të dielën kishin kërkuar që kryebashkiaku i Stambollit, që gjendej në ndalim, të arrestohet zyrtarisht, raporton agjencia “AP”.
Gjykata vendosi pro kësaj dhe Imamoglu është arrestuar ndërsa është në pritje të gjykimit. Një vendim lidhur me akuzat për terrorizëm pritet të merret.
Ndalimi i Imamoglut këtë javë ka shkaktuar protesta masive në Turqi. Shumë e shohin arrestimin e tij si tentim për ta larguar Imamoglun nga gara për zgjedhjet presidenciale, që pritet të mbahen më 2028. Imamoglu shihet si rivali kryesor i presidentit aktual Recep Tayyip Erdogan.
Policia kishte marrë në pyetje Imamoglun rreth pesë orë të shtunën si pjesë e hetimeve se ka ndihmuar grupin terrorist Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Të premten ishte marrë në pyetje për katër orë lidhur me akuzat për korrupsion. Kryebashkiaku i ka mohuar gjitha akuzat.
Ai më pas u dërgua në sallën e gjyqit ku u mor në pyetje nga prokurorët. Është në mesin e afro 100 të ndaluarve.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…