KRYESORE

Gjykatës e karabinierë nga Roma në Shëngjin, zbulohet si do të funksionojë kampi 80 mijë m2 i emigrantëve

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi azilkërkuesish në zonën e Lezhës, detaje të reja kanë nisur të zbulohen, kryesisht për mënyrën sesi do të funksionojnë strukturat në Shëngjin e Gjadër që do të presin mbi 30 mijë emigrantë në vit.

Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN zbuloi koston financiare të këtij projekti dhe mënyrën sesi italianët do të operojnë dhe kontrollojnë këto struktura akomoduese që do të ngrihen për të pritur emigrantët e ardhur nga Afrika.

Sipas Hoxhës pritet që zbatimi i marrëveshjes t’i kushtojë buxhetit të qeverisë Meloni rreth 200 milionë euro në vit.

“Mesatarisht rreth 200 milionë euro në vit është kostoja që flitet. Në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për të bërë strukturat, për të organizuar e kompletuar gjithçka. Do jenë mesatarisht rreth 36 mijë azilkërkues në vit që do menaxhohen aty brenda.”

Po ashtu sipas tij në pikën e pritjes që do të ngrihet në Shëngjin do të vendosën policë italianë. Sa i përket gjyqeve, ato me shumë gjasë do të zhvillohen online, por nuk përjashtohet mundësia që edhe trupat e drejtësisë të stacionohen në Lezhë.

“Të gjitha kostot si në Gjadër si në portin e Shëngjinit, të gjitha do jenë kompetencë e Italisë. Në portin e Shëngjinit do të ketë një perimetër rreth 240 metër, i cili do të jetë i rrethuar dhe do bëhet një tip hot-spoti, ose tip filtri për të gjithë emigrantët. Pastaj do të kalojnë në Gjadër ku do të ndërtohet një ndërtesë që do jetë rreth 80 mijë metër katrorë dhe do jetë e gjitha kompetencë e shtetit italian, pasi do të jetë e përbërë nga personel i kuesturës së Romës dhe gjykatës të Romës. Nuk është akoma e qartë por unë besoj se policia do jetë e transferuar atje, kurse komisionet që vendosin dhe gjyqtarët mund t’i bëjnë me video-call. Është një praktikë që është bërë normale. Edhe gjatë pandemisë shumë gjyqe penale janë bërë me video-call.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

10 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

14 orë ago