Alma Clara Corsini nga Fanan në Modenë, është pacientja më e vjetër në Itali e cila u shërua nga koronavirusi i cili çdo ditë merrë mijëra jetë në gjithë botën.
Plaka ishte pranuar në spital më 5 mars, dhe tani është shëruar plotësisht pasi trupi i saj ka treguar “reagim të shkëlqyer” në terapi.
Ajo i ka dhënë shpresë shumë njerëzve dhe tani është kthyer në shtëpi.
Në rrjetet sociale është paraqitur fotografia në të cilën janë gjyshja dhe mjekët të cilët e kanë shëruar, me buzëqeshje në fytyrë, pasi kanë dalë si fitimtarë nga beteja me koronavirusin.