Fehmi Hoti deri më tash zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, do t’ia zë vendin Samedin Mehmetit.
Ai është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Policisë, pasi Mehmeti dha dorëheqje, për siç u tha, rastin e fundit të dhunimit.
Fehmi Hoti po del se ka pasuria goxha të majme. Në deklarimin e pasurisë ai i ka raportuar gati 600 mijë euro prona të trashëguara. Përfshirë, shtëpi, banesa, e lokale.
Ai ka bërë të ditur se i ka dy vetura: njëra 10 mijë euro, tjetra 25 mijë. Këto, ka theksuar se i ka blerë nga kursimet personale dhe familjare.
Fehmi Hoti gjithashtu ka theksuar se i ka edhe 30 mijë euro të kurseyra në bankë.
Hoti karrierën në Polici e kishte nisur si polic patrullues në Rahovec, përderisa para se të bëhej zv/drejtor kishte qenë udhëheqës i Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.