Gledis Nano është emëruar drejtori i ri i policisë së shtetit. Nano mbante më parë postin e kreut të Antiterrorit.
Gledis Nano, një nga zyrtarët me mbështetje të madhe ndërkombëtare veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kreu i Antiterrorit në Policinë e Shtetit ishte i përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri.
Pak kohë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizoi një ceremoni nderimi për Gledis Nanon teksa ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi atij dekoratën me vlerësimin për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës
Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen nga detyra ditën e djeshme. Me anë të një letre drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama, Veliu shprehej se largimi i tij nga posti ishte për arsye personale. Veliu mbajti detyrën e kreut të policisë për rreth 4 vite.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…