POLITIKE

Godet edhe ish ambasadori Ryerson, miku i ngushtë i Berishës. Më pas ambasadorja Kim e

Menjëherë ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit të Berishës në Shkodër.

Ajo shpërndau në rrjetet sociale intervistën e ish-ambasadorit William Reyerson në “Zërin e Amerikës”, i cili u shpreh se shpallja “non grata” e Berishës është sinjal kundër korrupsionit.

Ambasadorja thekson se duhet lexuar e plotë intervista e ish-ambasadorit Ryerson, ish-mikut të Berishës.

“Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA – Shqipëri, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, mos u dorëzo përballë pengesave”. Intervista e plotë duhet lexuar” – shkruan Kim.

Ndërkohë ja se çfarë tha ish-ambasadori amerikan që Berisha e quante mik të madh të tij:

“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve.

Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë.

Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, – u shpreh ambasadori Ryerson.

Pra e la edhe ish-miku i tij më i ngushtë amerikan, Ambasadori Reyrson. Ndërsa ambasadorja Kim nuk do ndalet derisa ta “copëtojë” ish-kryeministrin.

Berishën e shpëton vetëm nëse ka bazën dhe merr PD, duke larguar Bashën. Në të kundërt ditë më të vështira do vijnë për ish-liderin demokrat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago